Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Dikush tjetër qëndron pas Ramës”, Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit

Shkruar nga Newsbomb
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës”, Artan Hoxha: Nuk
Artan Hoxha

Vendi po “vlon” nga ideja e hedhur për  themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë. Në lidhje me këtë ka folur edhe gazetari Artan Hoxha.

Sipas tij, këtë gjë e ka kërkuar dikush tjetër dhe jo Edi Rama, por nuk përmendi emra. Ndër të tjera ai tha se “nuk do jetë shteti i Baba Mondit, por i Baba Edit”.

“Kjo nuk është një nismë e bektashinjve. Bektashinjtë kanë ndihmuar për formimin e shtetit shqiptar dhe janë në shtetin e tyre. Këtë gjënë tjetër, e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër pas Ramës. Ky nuk është shteti i baba Mondit, por shteti i Baba Edit!

Të presim të vijë kryeministri këtu dhe do ta marrim vesh hap pas hapi. Nuk duhen stigmatizuar bektashinjtë me këtë histori, kjo është histori e Baba Edit. Unë i përkas atij besimi. Në Greqi teqeja ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk e njeh atë pronë”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese