Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Aktualitet

Digjet pas mesnate shtëpia te Rruga e Elbasanit, projektohet një pallat???

Shkruar nga Newsbomb
Digjet pas mesnate shtëpia te Rruga e Elbasanit, projektohet një
Pamje nga zjarri ne shtepine te Rruga e Elbasanit

Një shtëpie të vjetër në rrugën e Elbasanit në Tiranë, sot në mëngjes i ka mbetur vetëm hiri, pasi dje në mbrëmje, një orë pas mesnate, u përfshi nga flakët. Një godinë e vendosur në një bllok ndërtesash mes gjelbërimit, që mori flakë nga hiçi.

Zjarri i madh tërhoqi vëmendjen e gjithë banorëve edhe pse ishte mesnatë. Zhurma e sirenave të policisë e zjarrfikëseve dhe ikja e dritave në zonë, thuajse alarmuan gjithë banorët.

Shtëpia e gjendur në një zonë të përshtatshme dhe shumë të lakmuar në Tiranë, ishte nga ato banesat e vjetra që sot numërohen me pikatore.

Mendimi i parë është për zjarrvënie të qëllimshme me synimin për ndërtimin e një pallati, edhe pse policia ka nisur një hetim për ngjarjen. Newsbomb.al ka siguruar pamje ekskluzive nga ngjarja, e cila ka alarmuar banorët e Rrugës së Elbasanit.

Kjo nuk është hera e parë që në Tiranë godina të vjetra dhe shtëpi karakteristike digjen nga këto zjarre që shpërthejnë papritur gjatë natës dhe pas disa kohësh, në truallin e tyre lulëzojnë pallate disa katëshe.  

Pamje nga zjarri ne shtepine te Rruga e Elbasanit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese