Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Digjet lokali në Vlorë, çfarë dyshon policia

Shkruar nga Newsbomb
Digjet lokali në Vlorë, çfarë dyshon policia
Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një lokal në fshatin Zvërnec, Vlorë. Bëhet me dije se zjarri ka rënë në lokalin në pronësi të shtetasit L. R.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

“Rreth orës 09:50, në fshatin Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një lokal në pronësi të shtetasit L. R. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese