Hapësire reklamuese

Aktualitet

Diell dhe temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Newsbomb
Diell dhe temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit
Fotografi ilustruese

Këtë të dielë vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë perëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas-here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese