Deri në orën 17:30, janë regjistruar 2613 aplikime për procesin e regjistrimit, nga të cilat 145 kërkesa janë pranuar, 59 janë refuzuar dhe pjesa tjetër është në shqyrtim. Dominon pranija e burrave, të cilët përbëjnë 76.6% të aplikantëve, dhe shumica e aplikuesve janë persona të moshave të reja. Rreth 60% e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.
Pjesëmarrësit nga diaspora italiane janë në krye të listës së aplikimeve në këtë ditë të parë, pasuar nga ata nga Gjermania, Anglia, Greqia dhe Amerika. Votuesit e regjistruar janë kryesisht nga qarqet Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë.
Një ekip i KQZ-së punon me 3 turne për të procesuar kërkesat dhe për t'i informuar aplikuesit në lidhje me statusin e tyre, duke i njoftuar ata për pranimin apo refuzimin. Afati për aplikime do të mbyllet më 4 mars 2025, teksa zgjedhjet do të mbahen më 11 maj 2025.