Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhunuan partneret e tyre, policia vë në pranga dy persona në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Dhunuan partneret e tyre, policia vë në pranga dy persona në
 

Dhuna është shndërruar në një problem madhor në vendin tonë me raste të shumta denoncimi në organet kompetente. Ditën e sotme, Policia ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohen se kanë dhunuar partneret e tyre. Bëhet me dije se një 33-vjeçar ka ushtruar presion të vazhdueshëm, duke i shkaktuar dhunë psikologjike të dashurës së tij.

Gjatë kontrollit nga uniformat blu, atij iu gjet një mjet prerës i sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, një tjetër ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Shtetit thuhej:

“Komisariati i Policisë Nr. 1 arrestoi në flagrancë shtetasin M. F., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij. Gjatë kontrollit fizik, 33-vjeçarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Nr. 3 arrestoi në flagrancë shtetasin R. L., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.”

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed