Hapësire reklamuese


Aktualitet

Dhunuan dhe plagosën rëndë një person, arrestohen pas një viti tre vëllezër në Mirditë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Dhunuan dhe plagosën rëndë një person, arrestohen pas
Komisariati në Rrëshen

Kanë rënë në prangat e policisë tre vëllezër nga Mirdita pasi akuzohen se plagosën rëndë një shtetas rreth një vit më parë. Edmond Marku 36 vjeç, Mark Marku 33 vjeç dhe Loni Marku 29 vjeç, banues në Thirrë, Mirditë janë tre vëllezërit e arrestuar.

Tre vëllezërit ishin shpallur në kërkim prej një viti dhe pas informacionit se ndodheshin në banesën e tyre në Mirditë, u arrestuan.

Njoftimi i plotë i policisë:

Akuzohen se plagosën rëndë një shtetas, rreth 1 vit më parë, në Mirditë, duke e goditur atë me sende të forta, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (vëllezër).

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me FSK-në, finalizoi operacionin e koduar “Brothers”. Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit në kërkim:

E. M., 36 vjeç, M. M., 33 vjeç dhe L. M., 29 vjeç (vëllezër), banues në Thirrë, Mirditë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese