Rastet e dhunës në familje çdo ditë e më shumë po shtohen. Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi akuzohen për dhunë në familje.
Njëri prej të arrestuarve është një 31-vjeçar, banues në Korçë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Burimet për mediat bëjnë me dije se bashkëshortja kohë më parë ishte e pajisur me urdhërmbrojtje.
Gjithashtu policia njofton së një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë, i cili akuzohet të ketë kryer dhunë ndaj bashkëshortes së tij edhe kjo e pajisur me urdhërmbrojtje.
Sondazh
Poll