
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat dhunuan barbarisht në gusht të vitit 2024 në një prej lokaleve të Tiranës, Klea Prengën.
Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar 3 vite burgim për Mariela Berishën, e cila në rast se përfiton gjykimin të shkurtuar, do të dënohet me 2 vite burg.
Ndërkohë për Antonela Berishën është kërkuar 3 vite shërbim prove dhe në rast të përfitimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi do të ulët në 2 vite shërbim prove.
Motrat Berisha janë dorëzuar në polici në tetor të vitit 2024 pas disa kohësh në arrati, ndërsa akuzohen për veprën penale “plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.
Motrat Berisha, Antonela dhe Mariela dhunuan barbarisht Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024, teksa kjo e fundit po darkonte në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit. Antonela e Mariela janë futur në lokal dhe të drejtuara drejt tavolinës ku ishte e ulur Klea e shoqëruar nga disa mikesha të saj, Mariela merr në dorë një gotë dhe qëllon në fytyrë Klea Prengën.
Pas këtij episodi, motrat Berisha u larguan menjëherë në drejtim të Dubait ku qëndruan në arrati deri në 16 tetor 2024, kur dhe vendosën të vetëdorëzohen në policinë e Tiranës.
Fillimisht gjykata vendosi masën “arrest me burg” për Mariela Berishën, si autorja kryesore e dhunës së shkaktuar kundrejt Prengës, ndërsa “detyrim paraqitje” për Antonela Berishën.
Më pas gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg” në atë shtëpiak për shkak se ajo është nënë e një fëmije 2-vjeçar.
Sipas asaj që Klea Prenga ka pretenduar gjatë gjithë kësaj kohe, shkak i këtyre konflikteve me motrat Berisha është bërë Mir Pepa, ish-partneri i Klea Prengës dhe gjithashtu ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, me të cilin ka dhe një djalë.
Megjithatë një gjë e tillë u mohua nga Prenga, e cila pretendon se nuk ka ndërhyrë në marrëdhënien e saj bashkëshortore, teksa i akuzon ato se e kanë bërë një gjë të tillë për t'i prishur imazhin, për shkak të xhelozisë së tyre të sëmurë.
Referuar ekspertizës mjeko-ligjore Klea Prenga ka pësuar shëmtim të përhershëm të fytyrës nga goditja me gotë qelqi. E reja u është nënshtruar dy ekzaminimeve të ndryshme, një në momentin e parë kur ka ndodhur konflikti, ku është konstatuar se ka humbur ndjeshmërinë në anën e djathtë të fytyrës dhe në anën e djathtë të buzës.