Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunuan bararbisht një shtetas në Durrës, arrestohen 4 autorët, prej disa muaj ishin në arrati (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Dhunuan bararbisht një shtetas në Durrës, arrestohen 4
Foto ilustruese

Katër shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi plagosën rëndë një person.

Janë arrestuar Besim Kërtusha, 32 vjeç, Dalip Kërtusha, 60 vjeç Ardit Gjoka, 32 vjeç, dhe Qani Sulo, 28 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Katër të arresetuarit akuzohen se kanë goditur dhe plagosur rëndë shtetasin F.Ç., më 26 shtator të vitit të kaluar.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 4 shtetas në kërkim të cilët akuzohen për plagosjen e rëndë të një shtetasi, me sende të forta.

Nga veprimet hetimore për rastin, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.09.2024, në lagjen nr. 15, Durrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. Ç., i cili është dëmtuar rëndë.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Q. S. u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e  Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

Besim Kërtusha, 32 vjeç, Dalip Kërtusha, 60 vjeç Ardit Gjoka, 32 vjeç, dhe Qani Sulo, 28 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese