Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunuan 26-vjeçaren se nuk pranoi të martohet, Gjykata lë në burg, babain, vëllain dhe të fejuarin

Shkruar nga Newsbomb
Dhunuan 26-vjeçaren se nuk pranoi të martohet, Gjykata lë
Gjykata e vlores

Gjykata e Vlorës ka lënë në qeli tre autorët e dyshuar të dhunës ndaj 29-vjeçares. Konkretisht për 34-vjeçarin Armandi.J, 60-vjeçari Astrit.B, dhe Erlind.B, 26-vjeç i cili është dhe i vëllai i të resë.

Babai, vëllai dhe i fejuari i 29-vjeçares dyshohet se e kanë dhunuar këtë të fundit pasi ajo kishte kundërshtuar të martohej me 34-vjeçarin.

Ndërkohë, avokatët e të arrestuarve pretendojnë se klientët e tyre nuk kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës, por ajo ka pasur sëmundje epileptike.

Në ato momente ka pasur kriza dhe babai dhe i vëllai e kanë mbajtur për krahu. Gjithashtu, ata kanë bërë me dije se vajza prej kohësh shkonte tek neurologu dhe mjekët kanë parë shenjat në krahë dhe kanë njoftuar policinë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia të shtunën, 22 qershor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese