Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhunonte bashkëshorten e tij dhe e çoi drejt vetëvrasjes, flasin fëmijët: Babi i thoshte mamit do të vras

Shkruar nga Newsbomb
Dhunonte bashkëshorten e tij dhe e çoi drejt vetëvrasjes,
Xhemal Loka, Bedrie Loka

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vite burg për Xhemal Loka, i cili është shpallur fajtor për shkaktimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Bedrie Loka dhe armëmbajtje pa leje.

Konfirminim e shtyrjes së vrasjes e kanë dëshmuar dhe fëmijët e tyre, ndërsa rezulton se ka çuar shtetasen në vetëhelmim më 2 janar 2024 në banesën e saj ka qenë dhuna fizike dhe psikologjike.

I pandehuri ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por prokuroria Pranvera Gruda ka kundërshtuar kërkesën, ndërsa gjykata e ka rrëzuar më pas atë.

Burimet për News24 bëjnë me dije se tre vëllezërit e viktimës Pandeli, Xhimi dhe Mahumut Bushi kanë shprehur se motra e tyre është vetëvrarë për shkak të dhunës sistematike që bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj që prej vitit 2000.

 Gjithashtu, edhe fëmijët e çiftit kanë dëshmuar kundër babait duke treguar dhunën makabre që ai ushtronte ndaj nënës së tyre.

Vajza shprehet se ajo ka dashur të ndahej, por fëmijët nuk donin, teksa thotë që ka kaluar gjëra të vështira ndër vite.

Deklarata e plotë:

“Marrëdhënia e prindërve ka qenë në distancë, babai ka qenë shumë vite jashtë shtetit dhe për 8 vite ka qenë në burg në Francë. Kanë qenë edhe mirë dhe keq, por ne ia kemi lënë fajin faktit që ka qenë në burg dhe presionit atje. Kur erdhi ishte mirë vitin e pare, më pas ndryshoi çdo gjë. Sa iku emigrant, vazhdoi dhuna psikologjike. Babai ka ushtruar dhunë edhe ndaj nesh dhe ndaj mamit. Me mamin kishte një lloj inati, një herë sillej mirë, një herë keq. Nuk e kuptonim gjithë kohën. E kishim baba, nuk donim që të ndaheshin…

… Mami thoshte do ndahem. Ne fëmijët nuk donim të ndodhte. Kanë kaluar shumë gjëra të vështira ndër vite, t’i ndanin njerëzit me fjalë nuk ishte e drejtë se jemi 4 fëmijë në mes. Ai i ka thënë t’i do ecësh në majë të briskut dhe çfarëdo fjalë thua do të të vras. Gjëja më e vogël e cenonte..

…Çdo gjë ishte qetësi deri në 1 janar kur më lanë tek shtëpia e burrit. Kur u kthyen kishin një grindje mami me babin. Kemi qenë tek xhaxhai për Vitin e Ri, tezja kishte shkuar tek shtëpia jonë. Mami i tha nuk jam, babai tha një fjalë jo të mirë, mami u prek se njeriu im. Nuk e linte të shkonte për vizitë tek daja dhe nëna ishte e paralizuar. I thoshte po ike do të të vras, po ike të do vras vëllezërit. Me sa kam patur kontakt me të në 3 janar, kanë qenë momentet e fundit. Ka patur kërcënime gjithë kohën me jetë. Para se të pinte helmin, në 1 janar rreth orës 7 ose 8, më tha që po mbyllte portën, thotë që kur ka qenë tek nëna e tij ca nuk i kishte thënë. Kishte shkuar gjasme për t’i gjetur punë mamit, i kishte thënë gjëra të tjera e kishte mbushur kundër tij. Në 10 të darkës, pasi fola me babin që më mori dhe më pyeti a ta lë të shkoj tek daja, ajo ka qenë duke larë enët, kam thënë: prap me këto muhabete. Atë natë nuk isha e qetë, ajo më tha “do e qep mami do e qep” dhe fiku telefonin. Në 2 janar kur kam ikur tek spitali, më ka thënë me shpresë se do shpëtonte, tha “boll durova më”! 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese