Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunoi të dashurën shqiptare, arrestohet 28 vjeçari gjerman në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi të dashurën shqiptare, arrestohet 28 vjeçari gjerman
Foto ilustruese

Një shtetas gjerman është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi është kallëzuar në polici për dhunë nga e dashura e tij, 22 vjeçare shqiptare.

Sipas policisë, 28 vjeçari, Benjamin Muriz Duranoviç ka dhunuar fizikisht 22 vjeçaren 3 ditë më parë në rrugën “Skënder Luarasi” në kryeqytet.

E reja ka denoncuar në komisariat partnerin e saj, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie sentimentale prek kohësh.

Uniformat blu të kryeqytetit kanë vënë në pranga 28 vjeçarin gjerman, ndërsa ai do të përballet me drejtësinë për veprën penale që ka kryer.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese