Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se ka ushturuar dhunë ndaj vajzës së tij dhe e ka kërcënuar me thikë.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë. Personi në fjalë ka dhunuar dhe ka kanosur me jetë vajzën e tij. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij.
Njoftimi i policisë së Lushnjës:
Pas njoftimit se një shtetase 19 vjeçe ishte dhunuar fizikisht dhe ishte kanosur për jetën, nga babai i saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ndërhyrë menjëherë për kapjen e këtij shtetasi dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë është arrestuar në flagrancë shtetasi V. C., 58 vjeç, banues në Lushnjë. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ky shtetas ka kanosur vajzën e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.