Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhunoi nënën dhe motrën e tij, prangoset 21 vjeçari në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi nënën dhe motrën e tij, prangoset 21 vjeçari
Foto ilustruese

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën dhe motren e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku i riu me iniciale M.S., ka ushtruar dhunë ndaj dy familjareve të tij edhe pse ato ishin të pajisura më herët me urdhër mbrojtje nga autoritetet e drejtësisë.

21- vjeçari është arrestuar në flagrancë ndërsa policia po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe dërgimin e tij para organeve gjyqësore.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin M. S., 21 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar motrën dhe nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”,- thuhet në njoftimin e policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese