
Ka nisur procedimi për nënën 37-vjeçare, e cila dhunoi beben e saj 5 muajsh teksa ishte në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se shtetasja me iniciale H.L është duke u proceduar në gjendje të lirë, ndërsa fëmija është në qendrën e shërbimeve sociale të Vlorës duke marrë trajtimin e nevojshëm.
Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ngjarja e frikshme ndodhi në datën 14 mars në qytetin e Vlorës, ku nëna 37-vjeçare në gjendje të dehur ka dhunuar keq, duke e përplasur disa herë fëmijën e saj të mitur 5 muajshe.
Njoftimi i policisë:
Nis procedimi për shtetasen H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit.