Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunoi dhe kanosi gruan dhe fëmijën e mitur, arrestohet 45-vjeçari dhe babai i tij në Cërrik (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi dhe kanosi gruan dhe fëmijën e mitur, arrestohet
Cërrik

Ka rënë në prangat e policisë një 45-vjeçar i cili ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijës së mitur. Vathi Kullolli, 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë si dhe i ka kanosur ata për jetën bashkë me babain e tij Zyfer Kullolli.

Babai i tij, 71-vjeçari Zyfer Kullolli u arrestua pasi në banesën e tij babaë e bir fshihnin armët, lëmdët plasëse dhe municionet.

Njoftimi i policisë:

Policia e Cërrikut ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Një 45-vjeçar i cili dhunoi bashkëjetuesen dhe fëmijën e saj të mitur është arrestuar.

Gjithashtu në pranga ra dhe babai i 45-vjeçarit, pasi në shtëpi iu gjetën 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Në kuadër të operacionit “Risku” u bë arrestimi i shtetasit  V. K., 45 vjeç.

Bashkëjetuesja e tij ka kallëzuar se 45-vjeçari e dhunonte dhe kanoste për jetën së bashku me fëmijën e saj të mitur.

Gjatë këtij operacioni është vënë në pranga dhe babai i 45-vjeçarit, shtetasi Z. K., 71 vjeç.

Me qëllim trajtimin e plotë të këtij rasti, kallëzueses dhe fëmijës së saj të mitur iu janë plotësuar kërkesëpaditë për urdhra të mbrojtjes së menjëhershme dhe janë dërguar në qendrën sociale “Forumi i Gruas”, Elbasan, për të marrë asistencën e nevojshme.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese