Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhunoi bashkëshortin, policia procedon 23- vjeçaren në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Dhunoi bashkëshortin, policia procedon 23- vjeçaren në
Foto ilustruese

Ditën e sotme, policia e Shkodrës ka proceduar penalisht një 23- vjeçare, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas policisë, shtetasja 23- vjeçare me iniciale M.T.,  është denoncuar në Komisariatin e Shkodrës nga bashkëshorti i saj për dhunë të ushtruar ndaj tij.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ndërsa po punohet për qartësimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset:   

M. T., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese