
Foto ilustruese
Orgito Brehama është dhunuar këtë mbrëmje në rrugën "Gjergj Araniti" në qytetin e Sarandës. Sipas raportimeve mësohet se i riu është goditur me doreza hekuri dhe sende të tjera të forta.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa mësohet se Brehama është përfshirë në një konflik më 2 Janar 2025.
Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar një autor të dyshuar, Andrea Nanai. Mësohet se në kërkim është shpallur dhe një person tjetër.
I plagosuri Orgito Brehama është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës ndërsa gjendja e tij nuk dihet.
Sondazh
Poll