Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunohet barbarisht zyrtari i Bashkisë së Shkodrës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Dhunohet barbarisht zyrtari i Bashkisë së Shkodrës (EMRI)
Fotoarkiv/ Bashkia Shkoder

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Bashkinë e Shkodrës. Burime për mediat bëjnë me dije se punonjësi i këtij institucioni është dhunuar me sende të forta mëngjesin e sotëm nga disa persona.

Bëhet fjalë për zyrtarin e Prokurimeve Publike, Ermal Dizdarin. Aktualisht 49-vjeçari ndodhet në kujdesin intesiv të mjekëve pasi ka marrë lëndime të rënda në kokë.

Deri më tani personat të cilët kanë dhunuar barbarisht 49-vjeçarin nuk dihen, ndërkohë blutë e Shkodrës janë “ngritur në këmbë” dhe po punojnë për indentifikimin dhe kapjen e tyre.

"Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër", njoftoi Policia më herët. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese