
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës pas dhunës të vazhdueshme që i ushtrohej nga bashkëshorti. Pre e kësaj dhune ishte dhe vajza e çiftit.
Policia ka arrestuar shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Dhuna në familje".
Personi në fjalë akuzohet se ka dhunuar vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij, gjë që ka bërë që bashkëshortja e tij të shkoj drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes duke konsumuar fostoksinë.
Gruaja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale "Shkaktimi i vetëvrasjes" dhe "Dhuna në familje". Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.