Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunë dhe të shtëna me armë në Durrës, tre persona në pranga, dy të tjerë në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Dhunë dhe të shtëna me armë në Durrës, tre persona
Foto ilustruese

Një konflikt i dhunshëm ka përfunduar me tre të arrestuar dhe dy persona të shpallur në kërkim në Durrës. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 18, ku një grup personash u përplasën fizikisht me një 48-vjeçar, duke e goditur atë me sende të forta. Gjatë përplasjes, një prej tyre hapi zjarr në ajër.

Pas ndërhyrjes së policisë, u vunë në pranga Gentian Zeneli, Jolanda Zeqiri dhe Spiro Shore, ndërsa vijon kërkimi për Hamdi Llanën dhe Klajdi Senkon, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë: 

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka marrë njoftim  se në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri - tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve.  

Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit Hamdi Llana dhe Klajdi Senko.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit:

Gentian Zeneli., 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Spiro Shore, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës" dhe Moskallëzimi i krimit”.

Jolanda Zeqiri, 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale  "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit Hamdi Llana dhe Klajdi Senko, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Gentian Zeneli, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese