Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente pas dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.
Mbledhja e Dhomës Kombëtare të Avokatisë u njoftua disa ditë më parë nga sekretari i përgjithshëm, Edmond Konini.
NJOFTIMI:
Te nderuar Avokat anetare te Keshillit te Pergjithshem,
Ju njoftoj se diten e Marte, me date 04.6.2024, do te zhvillohet ne Tirane, Mbledhja e Jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem te Dhomes te Avokatise te Shqiperise me rend dite, mbi dhunen barbare te ushtruar ndaj Avokatit Sokol Mengjesi dhe pershkallezimin e qendrimit te DH.A.Sh.
Mbledhja zhvillohet ne oren 12.30 pm tek Kompleksi “Xibraku”. Pjesemarrja juaj per shkak te situates eshte e domosdoshme, prandaj merrni masa per shtyrjen e gjyqeve.
Sekretari i pergjithshem Edmond KONINI.
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut.
Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.
Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58-vjeçari së bashku me një prej atuorëve, Doarian Alian ndodhen në qeli, ndërkohë po vijon puna për kapjen e tre personave të tjerë.
Ndërsa ditën e djeshme, me kërkesë të familjarëve për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, avokati Sokol Mëngjesi ditën e djeshme u transportua drejt Athinës.