
Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar i cili ishte pjesë e protestës të opozitës e cila u mbajt ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës. Gjithashtu policia ka nisur procedimin penal për tre shtetas të tjerë, dy prej të cilëve banorë në Tiranë ndërsa një prej tyre banues në Krujë.
Katër shtetasit akuzohen për dhunë në protestë, “Prishje e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës". 38-vjeçari E.V., është arrestuar edhe në protestën e datës 14 maj 2024.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar më datë 21.05.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasin:
- E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës". Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 16 maj, në lidhje me protestën e datës 14 maj 2024.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. B., 21 vjeç, S. J., 41 vjeçe, të dy banues në Tiranë, dhe S. B., 49 vjeç, banues në Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.