Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhuna e të miturit në Shkodër, reagon policia: Elvis Fikaj u arrestua, nuk kishim asnjë denoncim për rastin

Shkruar nga Newsbomb
Dhuna e të miturit në Shkodër, reagon policia: Elvis Fikaj u
Foto ilustruese

Policia Shkodër ka reaguar menjëherë pas publikimit të videos ku i mituri 16-vjeçar në Shkodër dhunohej barbarisht nga një 26-vjeçar.

Elvis Fikaj, 26-vjeç është arrestuar pak minuta pasi ngjarja e rëndë në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Shkodër u bë publik.

Rasti i rëndë u soll nga emisioni investigativ STOP ku përmes një video të regjistruar nga bashkëmoshatarët e të miturit, shihet se si Elvis Fikaj nga Shkodra shkon në ambientet e shkollës ku studion 16-vjeçari dhe e dhunon duke e goditur në fytyrë dhe më pas me shkelma në bark derisa të miturit i bie të fikët.

Ndërsa policia sqaron se nuk është marrë asnjë masë ndaj dhunuesit pasi mbi këtë rast nuk ka pasur asnjë denoncim apo njoftim. 

"Në lidhje me një video të publikuar në emisionin investigativ "Stop", ku shfaqet një shtetas duke dhunuar një 16-vjeçar, sqarojmë se : Policia e Shkodrës pasi u njoh me rastin ka shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, shtetasin E., F.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe pas konsultimit me prokuroren e gatshme ndaj 26-vjeçarit nisi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” .

Gjithashtu sqarojmë se për këtë rast nuk ka pasur asnjë denoncim apo njoftim në Polici.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe i fton sërisht të denoncojnë rastet e dhunës e të çdo paligjshmërie tjetër.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin, garantuar rendin e sigurinë, për të parandaluar e goditur paligjshmëritë në territor dhe për t'i ofruar qytetarëve shërbim sa më cilësor."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed