Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhuna barbare ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë bojkoton të gjitha gjyqet

Shkruar nga Newsbomb
Dhuna barbare ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë bojkoton të
Maks Haxhia

Dhoma e Avokatisë mbajti ditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme në lidhje me dhunën barbare që u shtrua ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili prej disa ditësh ndodhet në koma.

Dhoma e Avokatisë në shenjë proteste për dhunën ndaj kolegut kanë vendosur që të bojkotojnë seancat gjyqësore për tre ditë. Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia, tha se duke nisur nga nesër dhe për tre ditë do të bojkotojnë seancat gjyqësore.

28 anëtarë të këshillit votuan pro bojkotit për 3 ditë, ndërkohë që 12 anëtarë ishin dakord për bojkot 1 javor. Haxhia bëri me dije se bojkoti s'do të aplikohet vetëm për masat e sigurisë që janë me afat të ngutshëm.

Gjatë fjalës së tij, Haxhia dha dhe detaje për gjendjen shëndetësore të Mëngjesit, duke thënë se është në parametra të qëndrueshëm jetësor, por shtoi se do i duhen ditë që të dalë nga koma.

“Të nderuar kolegë dua t’ju informoj së pari në lidhje me gjendjen shëndetësore të kolegut tonë. Dje është çuar me një avion ambulancë në Greqi në një klinikë të specializuar në Greqi. Me të mbërritur u informova që parametrat shëndetësore i ka në kuotat e mira shëndetësore. Natyrisht trajtimi do të vazhdojë pasi duhen ditë që ai të bëhet gati për t’u zgjuar nga koma artificiale, për shkak të dëmtimeve që ka në sistemit nervor dhe kryesisht në endemat, të cilat janë shumë të rrezikshme në jetën e njeriut kur pëson trauma të tilla. Duke i uruar shërim të shpejtë të vijë sa më parë në mesin tonë, të ketë jetën e vetë, por dhe për familjen, për t’u minimizohet stresi i atij dhe i familjes”, tha Haxhia.

Po ashtu ai kërkoi që politikanët dhe faktorë të tjerë të heqin dorë nga tipizimi i avokatëve, si avokatë të kriminelëve.

“Reforma në drejtësi paraqiti një sërë problemesh. Reforma nuk është ajo që kemi dashur dhe prisnim të shihnin, për të realizuar drejtësi të pandashme, jo drejtësi diskriminuese veçanërisht ndaj avokatëve. I bëj thirrje politikës të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve, si avokatë të kriminelëve”, tha ai ndër të tjera.

Dhuna barbare ndaj Sokol Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë bojkoton të

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese