Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dhuna barbare ndaj Sokol Mëngjesit, Apeli lë në burg Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Dhuna barbare ndaj Sokol Mëngjesit, Apeli lë në burg Dritan Nanon
Sokol Mengjesi - 4 dhunuesit dhe porositesi Dritan Nano

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Dritan Nanos dhe dhëndrit të tij, Dorian Alia për të dalë nga qelia. Ata kanë kërkuar masë më të butë sigurie, por togat e zeza kanë vendosur që këta dy shtetas të akuzuar si porositës dhe dhunues të avokatit Sokol Mëngjesi, të qëndrojnë në qeli.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ai u godit me mjete të forta dhe me shkelma e grushte nga katër persona, me porosi të Dritan Nanos, dhe për disa ditë qëndroi në gjendje kome.

Fatmirësisht, familja ka njoftuar nga spitali në Greqi ku ndodhet Sokol Mëngjesi, se ai ka hapur sytë dhe gjendja shëndetësore po përmirësohet.

Ishin 4 autorët të cilët e qëlluan me doreza hekuri dhe leva, të identifikuar si: Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, banues në Tiranë, u vetëdorëzua në Polici; Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, banues në Tiranë; Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Romario Roberto Tabaku, 26-vjeç, banues në Tiranë.

Organizatori dhe porositësi i sulmit barbar ndaj avokatit është Dritan Nano. 58 vjeçari dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga dhunuesit, janë të vetmit të arrestuar, pasi tre autorët e tjerë janë shpallur në kërkim dhe Policia e Tiranës ende nuk ka mundur t'i gjejë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë. Nano nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore.

Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed