Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka dalë me një deklaratë për shtyp për rastin e ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë, ku avokati dhe profesori i njohur Sokol Mëngjesi është dhunuar me leva nga tre persona në zonën e ish-Bllokut.
"Kercenimi i avokateve, sidomos per shkaqe qe lidhen me ushtrimin e detyres jo vetem cenojne rende misionin e avokatit ne ushtrim te profesionit te tij, por krijojne situata te veshtira qe duhen te vleresohen maksimalisht", thuhet në reagim.
Policia e Tiranës ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, duke pyetur dëshmitarët në zonën e ish-Bllokut, si dhe duke administruar kamerat e sigurisë ku tre autorët shfaqen të pamaskuar e me mjete të forta në duar.
Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë kërkon nga autoritetet që të kryejnë një hetim të plotë e të pavarur, për të zbardhur në një kohë sa më të shkurtër ngjarjen.
"Shprehemi besimplote se reagimi yne do te sherbeje si këmbanë alarmi per organet ligjzbatuese jo vetem per kete rast por edhe per raste te tjera qe cenojne sigurine e jetes se avokateve dhe te familjeve te tyre", vijon deklarata.
Deklaratë për shtyp - Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë
Dhoma e Avokatise se Shqiperise shpreh shqetesimin e thelle lidhur me dhunen e rende fizike te ushtruar, mengjesin e dites se sotme, ndaj avokatit Sokol Mengjesi, anetar i Dhomes se Avokatise se Tiranes. Avokati eshte goditur disa here ne koke me leve dhe per shkak te plageve te marra eshte shtruar ne spital.
Ky nuk eshte rast i izoluar i ushtrimit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj avokateve ne Shqiperi, duke rikujtuar aktin e fundit te paprecedentit te dhunes fizike dhe psikologjike ndaj nje avokati ne Dhomen e Avokatise Lezhe, ne muajin Prill te ketij viti. Kercenimi i avokateve, sidomos per shkaqe qe lidhen me ushtrimin e detyres jo vetem cenojne rende misionin e avokatit ne ushtrim te profesionit te tij, por krijojne situata te veshtira qe duhen te vleresohen maksimalisht.
Bazuar sa me siper Dhoma e Avokateve te Shqiperise i kerkon autoriteteve zyrtare te kryejne nje hetim te plote dhe te pavarur brenda nje kohe sa me te shkurter lidhur kete ngjarje te rende.
Njekohesisht garantojme te gjithe avokatet ne Republiken e Shqiperise se Dhoma e Avokatise e Shqiperise do te jete ne krah te cdo avokati ndaj te cilit ushtrohet dhune e çfardo lloji nga kushdo qofte, pavaresisht se nga kush dirigjohet dhuna.
Shprehemi besimplote se reagimi yne do te sherbeje si këmbanë alarmi per organet ligjzbatuese jo vetem per kete rast por edhe per raste te tjera qe cenojne sigurine e jetes se avokateve dhe te familjeve te tyre.