Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detajet të reja nga plagosja në Korçë: Para dy javësh doli nga burgu, 26-vjeçari ndodhet në koma

Shkruar nga Newsbomb
Detajet të reja nga plagosja në Korçë: Para dy javësh
Foto arkiv/ Spitali i Traumes

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Ziu u plagos me thikë nga një 22-vjeçar me ininciale J.R.

Mësohet se 26-vjeçari kishte vetëm dy javë që kishte dalë nga burgu i Peqinit aty ku kryente dënimin për veprën penale të “dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes, në një lokal në një nga lagjet periferike të qytetit të Korçës, në lagjen nr.10.

Sipas asaj që dihet deri më tani i plagosuri dhe autori i dyshuar kanë qenë bashkë në shoqërinë e një femre.

Pas plagosjes, kanë qenë këta dy të fundit të cilët dërguan në spital 26-vjeçarin dhe më pas u larguan menjëherë duke braktisur kështu edhe mjetin e tyre.

Teksa policia po punon për kapjen e 22-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, fatkeqësisht gjendja shëndetësore e Kostandin Ziut është e rëndë dhe nga burimet pranë Spitalit të Traumës 26-vjeçari ka rënë në koma.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese