Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje tronditëse, Eduart Danaj pasi vrau gruan ndezi televizorin për të parë se çfarë po thoshin për krimin

Shkruar nga Newsbomb
Detaje tronditëse, Eduart Danaj pasi vrau gruan ndezi televizorin për
Viktima dhe autori

Një ngjarje tronditëse është shënuar ditën e djeshme në Menidi të Greqisë, ku Eduart Danaj masakroi me thikë dhe la të vdekur në rrugë bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj.

Tronditëse nuk është vetëm fakti që burri i bëri pritë 40-vjeçares dhe e masakroi me thikë, por edhe qetësia e autorit pas krimit të rëndë.

Mediat greke shkruajnë se Eduart Danaj pas ngjarjes së rëndë, ka shkuar në hotel dhe ka ndezur televizorin për të mësuar se çfarë po thuhej në kanale për aktin e tij. Sikur, sikur mos kishte ndodhur asgjë, më pas autori mori disa birra dhe shkoi u fsheh në një ndërtesëë dhe priti që ta arrestonin.

50-vjeçari nga Vlora nuk ka shprehur pendëse për krimin, madje ka kërcënuar se do vrasë edhe vajzën se mos të bëhej si nëna.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova te ajo rrugë e caktuar, se e dija që po kalonte në orën 5.30 të mëngjesit aty. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.

I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë , autori tha: “Nuk duroja dot të shikoja dashnorin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

E teksa ndodhet në qeli, Eduart Denaj vijon të jetë një pengesë për fëmijët e tij. E teksa Enkelejda Danajt do i jepet lamtumira e fundit në Shqipëri, Eduarti nuk firmos prokurën që djali i tij i mitur të kalojë në Shqipëri dhe të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij.

Sipas asaj që mediat greke zbuluan më herët 40-vjeçarja e kishte denoncuar  disa herë bashkëshortin e saj për dhunë. Për herë të parë gruaja ka denoncuar burrin për dhunë në familje më 3 Prill të 2013. Atë kohë bashkëshorti u arrestua.

Një tjetër denoncim është bërë në 18 shtator të 2022, ku viktima ka denoncuar burrin për kërcënime, lëndim fizik dhe dhunë psikologjike. Atë kohë sërish ai ra në prangat e policisë dhe u lirua disa kohë më vonë. 50-vjeçari u rikthye sërish te banesa e bashkëshortes së tij, pa çka se kishte një urdhërndalimi që t’i afrohej.

Ishte vetë 40-vjeçarja ajo e cila i hapi derën e shtëpisë partnerit të saj dhunues duke u dhënë dhe një tjetër mundësi. Mirëpo burri i dhunshëm duket se nuk do të hiqte “huqin”. 40-vjeçarja sërish më 7 maj të 2024 ka denoncuar në polici, sërish bashkëshortin për dhunë në  familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal).

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese