Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja/ Shpërthim me lëndë plasëse në lokalin e kreut të Rithemelimit në Malësinë e Madhe

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja/ Shpërthim me lëndë plasëse në
Ferdi Stërkaj

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në fshatin fshatin Razëm, në Malësinë e Madhe, ku vendos lëndë plasëse në afërsi të një lokali.

Burime për media bëjnë me dije se lënda plasëse që është vënë pranë lokalit, është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i rithemelimit të PD Malësi e Madhe.

Policia njofton se si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.   

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim  identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese