Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje të reja nga zbulimi i laboratorit të falsifikimit në Yzberisht, përgjimet fundosin 2 autorët

Shkruar nga Newsbomb

Detaje të reja nga zbulimi i laboratorit të falsifikimit në

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zbulimi i laboratorit të falsifikimit në Yzberisht, një ditë më parë nga policia e Tiranës. Mësohet se përgjimet ishin provat që fundosën organizatorët e këtij grupi kriminal, i cili merrej me falsifikimin e vulave të dokumenteve shtetërore.

Autorët e arrestuar, Çlirim Bregu dhe Arben Rushiti, kishin ngritur skemën e mashtrimit të falsifikimit, kryesisht të certifikatave të pronësisë së tokës dhe dokumenteve të martesave që klientët do i përdornin jashtë shtetit për përfitime dokumentash.

Sipas njoftimit të policisë, Bregu dhe Rushiti kanë tjetërsuar prona ose kanë zgjeruar kufijtë në këmbim të pagesave monetare, kryesisht në zonat Kashar dhe Kamëz, e ndërsa shtohet se nuk përjashtohen edhe ndërhyrje në zona të tjera. Krimi Ekonomik në Tiranë po verifikon doklumentet e sekuestruara, ndërkohë që bëhet e ditur se në këtë qendër janë gjetur edhe vula që i përkasin institucioneve të ndryshme shtetërore, të cilat sipas policisë prodhoheshin nga 2 të arrestuarit.

Policia e Tiranës, ka zbuluar një subjekt (firmë) në Yzberisht, ku falsifikoheshin dokumente. Gjatë operacionit policia ka arrestuar 2 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe 1 shtetas që u kap duke marrë një certifikatë pronësie false.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Çlirim Bregu, 53 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpronar i firmës, i dënuar më parë ndër të tjera dhe për kontrabandë; Arben Rushiti  55 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i firmës dhe Fatos Shima 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Bregu dhe Rishiti nëpërmjet vulave false të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, iu siguronin dokumente (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) shtetasve të ndryshëm. Ndërkaq, shtetasi Fatos Shima u kap në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie, të dyshuar të falsifikuar.

Sekuestrohen 37 vula të falsifikuara të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dokumente të paplotësuara (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) dhe 210 shishe me verë të kontrabanduar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese