Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje shokuese/ 28-vjeçari në Tiranë filmonte marrëdhëniet seksuale mes fëmijëve 9 dhe 10 vjeç, videot i publikonte në rrjetet sociale

Shkruar nga Newsbomb
Detaje shokuese/ 28-vjeçari në Tiranë filmonte
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Tiranë, ku u arrestua një 28-vjeçar, i akuzuar për veprën penale "Pornografia me të mitur".

Në pranga ka rënë shtetasi E. H., 28 vjeç, pasi efektivët e Krimit Kibernetik kanë arritur që të zbardhin aktivitetin pornografik ku ishte përfshirë.

Gjatë hetimeve policia ka “zbërthyer” telefonin e të riut, ku janë gjetur videot pornografike. I iru ka filmuar një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 10-vjeçar, teksa kryenin marrëdhënie seksuale. Në një tjëtër video shfaqet një djalë i mitur, ndërsa kryente marrëdhënie me një vajzë maxhorene.

Sipas njoftimit në rrjetet sociale, ky shtetas, në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht në rrjetet sociale "Instagram" dhe "ËhatsApp", ka shpërndarë pamje sensitive në formë videoje me përmbajtje pornografike me të mitur. 

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një aparat celular smartphone me të cilin është kryer kjo veprimtari, i cili do t’i nënshtrohet një ekspertimi të detajuar kibernetik.   

Hetimet për këtë procedim vazhdojnë me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese