
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja me armë zjarri në fshatin Pllanë të Lezhës ku mbeti viktimë Gjovalin Prendi 64 vjeç, babai i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në vitin 2024 në Athinë të Greqisë.
Autori i vrasjes së Gjovalin Prendit ende nuk dihet ndërsa policia ka nisur kontrollet për të bërë të mundur kapjen e tij.
Kush është Roan Brahimi?
Roan Bragimi alias Sidorel Prendi, u ekzekutua në Virona të Athinës në Maj të vitit 2024. I njohuri me pseudonimin "Sidi" ishte armik i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej Gushtit të vitit 2022.
Ka dyshime që Roan Brahimi të ketë lidhje edhe me financimin e vrasjes së Gentjan Bejtjes në Larushk.
Sa i përket vrasjes së Roan Brahimit në Greqi, autoritetet greke raportuan asokohe se ekzekutimi mund të ketë lidhje me një sagë hakmarrjesh në Shqipëri.