Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje nga vetëvrasja e të moshuarit në Elbasan, mjekët i thanë se do humbiste gjymtyrët nga diabeti

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga vetëvrasja e të moshuarit në Elbasan, mjekët i
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua pasditen e kësaj të diele në Elbasan, ku një i moshuari i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Burime për media bëjnë me dije se i moshuari vuante nga diabeti dhe se në konsultën e fundit mjekët i kishin thënë se për shkak së sëmundja kishte agravuar, mund të humbiste gjymtyrët e poshtme.

Ky fakt ka rënduar edhe më shumë gjendjen psikologjike të 73-vjeçarit, i cili sot ka ndërmarrë aktin e rëndë duke i dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

“Rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi S. M., 73 vjeç, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike të jetë vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Si pasojë e dëmtimeve të marra 73-vjeçari ka humbur jetën, në vendngjarje”, njoftoi policia më herët për ngjarjen.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese