Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen "Tre Heronjtë", në Shkodër, ku u hodh tritol në derën e një banese.
Burime për media bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në banesën e Ardian Fierzës. Nga ngjarja fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mirëpo, nuk është hera e parë që vendoset tritol në objektet e këtij shtetasi. Po ashtu në gusht të këtij viti, në pronësinë e Fierzës, konkretisht në agjencinë funerale që kishte në pronësi u vendos një sasi tritoli.
Në lidhje me ngjarjen e gushtit policia shpalli në kërkim një 35-vjeçar si autor i vendosjes së tritolit, teksa u raportua se shkak ishte bërë një borxh që pronarët nuk i kishin shlyer të riut.