Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE nga operacioni në Pogradec, kontrolle në 29 banesa, u sekuestruan 14 mln lekë dhe 26 mijë dollarë! Erjon Llapushi nuk u gjet në banesë

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE nga operacioni në Pogradec, kontrolle në 29 banesa, u
Erjon Llapushi-RENEA

Të tjera detaje kanë dalë nga megaoperacioni i RENEA, FNSH dhe Forcave Shqiponja në Pogradec. Efektivët e forcave RENEA rrethuan mëngjesin e sotëm shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushit, ndërsa mësohet se nuk u gjet në banesë. 

Ndërkohë, janë gjetur armë, sasi të konsiderueshme parash dhe lëndë narkotike. Blutë sekuestruan shotgun, pistoleta, përfshirë dhe modele të sofistikuara armësh maskuese si përshembull thika në forma stilolapsi.

Mësohet se janë kontrolluar 29 banesa në total, brenda të cilave janë gjetur sende të jashtëligjshme dhe shuma të konsiderueshme parash.

Gjatë kontrolleve, në disa shtëpi të kontrolluara u gjetën 140 milionë lekë të vjetra dhe 26 mijë dollarë, 500 kg karburant që dyshohet të jetë kontrabandë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe aparate celular që përdoreshin për lojëra fati, ndërsa në 3 banesa të tjera është gjetur edhe sasi lënde narkotike kokainë.

Bëhet me dije se deri tani janë 14 të shoqëruar, për të cilët priten edhe urdhërarreste në vijim.

  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese