Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Pogradec, babai shkoi të blinte biskota pasi qëlloi të birin me çifte

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga ngjarja në Pogradec, babai shkoi të blinte biskota pasi
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Stropckë të Pogradecit, ku 83-vjeçari Agim Shkullaku qëlloi me armë të birin, Përparim Shkullaku.

Fqinjët kanë treguar se pasi 83-vjeçari kishte qëlluar dy herë mbi të birin, ende pa mbërritur ambulanca apo policia, ai kishte shkuar në dyqanin e lagjes për të blerë biskota.

“Do të më duhen sot për në komisariat”, mësohet tu ketë thënë i moshuari fqinjëve.

Siç raportuam dhe më herët ngjarja ka ndodhur pas një konlikti për motive banale mes 83-vjeçarit dhe djalit të tij. Sipas asaj që policia njoftoi më herët Përparim Shkullaku në gjendje të dehur kishte dhunuar të atin.

Pas dhunës së ushtruar nga i biri ai kishte marrë armën e gjahut dhe e kishte qëlluar të birin.

Si pasojë e plagëve të marra Përparim Shkullaku është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë i moshuari ndodhet në Komisariat.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed