Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Fier/ U masakrua me thikë nga burri i të dashurës, 23-vjeçari do bëhej baba së shpejti

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga ngjarja në Fier/ U masakrua me thikë nga burri i të
Në foto: Viktima Xhimi Baka dhe pamje nga vendngjarja në Fier

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditë më parë në Fier, ku 23-vjeçari Xhimi Baka u qëllua me thikë për vdekje nga ish-bashkëshorti i partneres së tij, Xhuliano Miho.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur për “Shqipëria Live”, vëllai i 23-vjeçarit i cili ka zbuluar se shumë shpejt ai do të bëhej baba pasi partnerja e tij ishte në pritje të ëmbël. Sipas Manikos për këtë fakt në dijeni ishte edhe ish-bashkëshorti i gruas.

Kujtojmë se Gjykata e Fierit caktoi masën "burg pa afat" për 39 vjeçarin Xhuljano Mihon.  Në seancë autori pranoi krimin, por sipas avokatit të tij Niko Bega, thika i përkiste viktimës pasi më parë ishin zënë me grushta.

Gjithashtu, 39 vjeçari pas ngjarjes ka thënë se viktima Xhimi Bakaj i shkonte herë pas here tek puna dhe i bënte karshillëk.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”,- është shprehur autori i krimit, Xhuljano Miho.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 korrik në rrugën “ Ramiz Aranitasi” në qytetin e Fierit, ku pas një konflikti midis tyre, 39 vjeçari Xhuliano Miho qëlloi me thike për vdekje 23 vjeçari Xhimi Bakaj.

I riu u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Bashkëshortja e Xhuliano Mihos, autorit të krimit të rëndë ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin Xhimi Bakaj, së bashku me tre fëmijët. Gruaja ishte në proces divorci me Mihon, por në kushtet kur padia nuk kishte kaluar ende në fazë shqyrtimi nga Gjykata e Fierit, palët kishin pasur disa herë konflikte, aq më tepër kur në mes ishin dhe tre fëmijët.

Pjesë nga biseda me vëllain e viktimës:

E dinte Xhuljano që ishte shtatzënë ish-gruaja e tij?

Vëllai i Xhimit: Besoj e ka ditur, se i ka parë aty jashtë. Ajo nuk e donte fare

Mund të jetë ky shkaku i sulmit të fundit?

Vëllai i Xhimit: Nuk e di, besoj se po.

Çfarë të thoshte Xhimi kishte frikë?

Vëllai i Xhimit: Ishte shprehur që nuk ishte mirë, që nuk i kishte punët mirë

Autori thotë që e ka sulmuar Xhimi i pari…

Vëllai i Xhimit: Është gënjeshtër, kemi video, kemi qytetarë që kemi pyetur. Ai ka qenë duke bërë dush në shtëpi, i ka thënë e dashura që mos dil jashtë se është ai me thikë. Ai ka dalë jashtë dhe e ka sulmuar me thikën që mbante gjithmonë me vete. I bënte kërcënimet nga më të rënda.

Pse nuk bënte kallëzim në polici?

Vëllai i Xhimit: Nuk e di, me thënë të drejtën, nuk më ka treguar gjë

Po anëtarët e tjerë të familjes e dinin?

Vëllai i Xhimit: Jo tamam, por e dinin si lidhje edhe që ka pasur probleme me Xhuljanon. Kanë qenë një rast që kishin qenë të dy në polici. Nuk e mendonin se ishte kaq e madhe

Kishte frikë nga kërcënimet e Xhuljanos?

Vëllai i Xhimit: E kishte frikë, por mendonte se do ta kalonte, do ta linte rehat se ata e donin shumë njëri tjetrin. Mendonte se do vinte një moment do hiqte dorë, do largohej.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese