Hapësire reklamuese

Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Durrës, i moshuari jetonte vetëm, ka shenja me thikë në fytyrë dhe fyt

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga ngjarja në Durrës, i moshuari jetonte vetëm, ka shenja
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në Durrës, ku një i moshuar u gjet i masakruar me thikë në banesë.

Burime për media bëjnë me dije se  Paulin Gina 82 vjeç, ka disa plagë me thikë në fytyrë dhe fyt.

I moshuari jetonte i vetëm në lagjen 16-të në Durrës, ndërsa të afërmit e tij jetojnë në Itali. Kanë qenë pikërisht ata që kanë telefonuar disa heë 82-vjeçarin, por nuk kanë arritur që të lidheshin.

Të shqetësuar ata kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në banesë dhe e ka gjetur të moshuarin pa shenja jete.

Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese