Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Astir, 20-vjeçarja Sajma Qordja u mbajt e mbyllur në apartament nga 5 persona, mes tyre një 40-vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga ngjarja në Astir, 20-vjeçarja Sajma Qordja u mbajt e
Sajma QORDJA

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar një ditë më parë në Astir, ku 20-vjeçarja Sajma Qordja alarmoi autoritetet duke pretenduar se disa persona e kishin mbyllur në banesë dhe e kishin dhunuar.

Në reagimin e bluve mësohet se në apartament me të renë kanë qenë pesë persona, mes tyre dhe një 40-vjeçar banues në qytetin e Vlorës. Këta shtetas, të moshave nga 26-vjeç deri në 40 vjeç dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur të mbyllur të renë në apartamentin të cilin kishin marrë me qira.

Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. 

Teksa policia po punon për gjetjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve, Sajma Qordja ka thënë para hetuesve se nuk është dhunuar.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shtetasen S. Q. që kërkoi ndihmën e Policisë, ndërkohë që ndodhej në katin e tetë të një pallati në Astir, bëjmë me dije se: 

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

S. S., 29 vjeç, A. A., 36 vjeç dhe O. A., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë; J. S., 26 vjeç, banues në Tepelenë; dhe A. J., 40 vjeç, banues në Vlorë. 

Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore.    

Gjithashtu, ishte marrë me qira ditore apartamenti përballë në të cilin shërbimet e Policisë, ditën e djeshme, gjetën gjatë kontrollit, 2 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera personale që do t’i shërbejnë hetimit. 

Vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për  veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”,  kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese