Hapësire reklamuese


Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Ali Dem! Identifikohet autori, u fut me dhunë te zyrat e PSD-së dhe nisi sherrin (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga ngjarja në Ali Dem! Identifikohet autori, u fut me dhunë te
Pamje nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e regjistruar pasditen e kësaj të marte në kryeqytet, ku në një nga zyrat e Partisë Socialdemokrate në zonën e “Ali Demit” u regjistrua një konflikt mes disa personave, i cili përfundoi edhe me thyerjen e xhamave të këtij subjekti.

Lidhur me këtë ngjarje mësohet se policia ka shpallur në kërkim shtetasin Arjan Telhallari. Burime për mediat bëjnë me dije se Telhallari ka hyrë me forcë në zyrën elektorale të PSD-së dhe më pas është përfshirë në sherr me personat që ndodheshin aty.

Më herët u tha se gjatë debatit pati dhe të shtëna me armë, por Policia e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar sqaroi se në vendin e ngjarjes u gjetën vetëm dy fishekë të paplasur.

Policia njoftoi se rreth orës 14:00 të kësaj të marte, në sallën operative mbërriti një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Menjëherë blutë shkuan në vendin e ngjarjes ku dhe nga këqyrjet paraprake konstatuan të dëmtuar xhamat e zyrës së PSD-së si dhe u gjetën dhe sekuestruan dy fishekë luftarak të paplasur.

Njoftimi i Policisë më herët:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet  me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.  

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese