
Foto ilustruese
Të tjera detaje janë zbuluar nga të shtënat me armë zjarri këtë mbrëmje në Tiranë ku u plagosën katër persona.
Burime bëjnë me dije se të plagosurit kanë identifikuar autorët të cilët i kanë ndjekur nga rrethrrotullimi i Shkozës deri në Lundër.
Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa bëhet me dije se 2 prej të plagosurve në gjendje të rëndë tek Trauma, dy të plagosurit e tjerë kanë plagë më të lehta.
Dyshohet se autorët kanë djegur automjetin e përdorur në krim. Identiteti i të plagosurve dhe autorëve ende nuk bëhet me dije ndërsa priten detaje të tjera nga policia.
Sondazh
Poll