Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje nga dosja e Antimafias: Droga transportohej nga Shqipëria drejt Italisë me karroca invalidësh

Shkruar nga Newsbomb
Detaje nga dosja e Antimafias: Droga transportohej nga Shqipëria drejt
Foto ilustruese

Të tjera detaje janë zbuluar nga operacioni i koduar Ura. Në një pjesë të dosjes hetimore të antimafias italiane, i penduari Domenico Milella ka zbuluar informacione për trafikun e kokainës të kryer nga organizata kriminale ku ai bënte pjesë.

Milella ka dëshmuar se klani kriminal i tij furnizohej me kokainë përmes dy kanalesh, nga Holanda dhe nga Shqipëria, të cilat përdoreshin për të zhvilluar trafikun e narkotikëve në territorin e Barit.

Ai ka bërë me dije se transporti i drogës nga Shqipëria në Itali është bërë duke e fshehur lëndën narkotike në karrocat e njerëzve invalidë që udhëtoni me traget.

“Puna e tyre ishte heroina, atë e kishin në tokë, që vinte nga Shqipëria, ndërsa kokainën nuk e kishin në tokë, vetëm me porosi. Puna e tyre ishte heroina. Dhe bashkëpunonin ngushtë me Gianni DI COSIMO, që ishte në një nivel të lartë me heroinën në zonën Madonnella.

Ai kurrë nuk do ma thoshte, por e dija që kishte një vend diku nga Mola, që kur bëje një porosi ai gjithmonë thoshte: “Duhen 10 minuta, maksimumi një çerek ore.” Ata kishin shumë rrugë, madje edhe njerëz, gjithmonë me traget, persona të sëmurë me karrocë invalidi, e ngjisnin poshtë karrocës. 2-3 kilogramë poshtë karrocës, 2-3 kilogramë të ngjitura në trup.

Vetëm paketime të vogla, por 3-4 kilogramë shkonin. 3-4 kilogramë këtu, 3-4 atje… sepse kokaina për ta është shumë e kushtueshme… heroina… ata pastaj e përzienin në Bari, prandaj, nga 3 kilogramë nxirrnin 12-13 kilogramë, kështu që nuk kishin nevojë të merrnin shumë, quhej “Banana”, ajo heroina shumë e fortë.

Dhe kur merrje atë cilësi, nga një kilogram mund të nxirrje 4 ose 5 kilogramë, kështu që nëse vendosnin 3 kilogramë të asaj të mirë poshtë karrocës, ata tashmë kishin një vlerë prej 15 kilogramësh, aq sa është. Nga 3 kilogramë ata i zmadhojnë në 5 dhe bëhen 15 kilogramë.

Puna e tyre ishte heroina, kokainën në tokë e kishin rrallë, nuk e shisnin pa pasur porosi. E jepnin edhe në Brindisi, disa njerëzve nga Brindisi. E di që shkonin edhe në Lecce, kishin ndonjë klient nga Lecce për heroinë, dhe në Bari.”-dëshmon ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese