Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE/ I shkaktuan shtetit 30 milionë lekë dëm, 4 zyrtarët e Bashkisë Korçë shkelën procedurën për 20 leje ndërtimi

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE/ I shkaktuan shtetit 30 milionë lekë dëm, 4 zyrtarët
Bashkia Korce

Të tjera detaje janë zbardhur nga procedimi i dy drejtorëve dhe dy specialistëve në Bashkinë e Korçës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre pasi i kanë shkaktuar një dëm ekonomik arkës së shtetit prej 30 milion lekësh.

Zhaneta Lubonja, Ermal Gjermani, Olvis Petro dhe Sonjel Prifti akuzohen se kanë llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit, duke vendosur në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë hetimeve janë gjetur shkelje në procedurën e lejeve të ndërtimit për 20 subjekte.

Sipas të njëjtave burime mësohet se të proceduarit , për qëllime përfitimi personal i kanë dhënë leje ndërtimi objekteve të deklaruara, leje që kanë qenë për shtëpi banimi ndërkohë që këto subjekte janë shfrytëzuar për tregëti.

Taksat e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit ndërkohë që për objektet e shërbimit dhe tregëtisë kjo taksë është 8% e vlerës së investimit

Katër punonjësit e Bashkisë së Korçës, më 10 prill u pezulluan nga detyra, pasi u morën nën hetim për shpërdorim detyre. akuzohen se kanë llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit, duke vendosur në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit.

Ndaj tyre, me kërkesë të Prokurorisë Korçë është caktuar edhe masa "Detyrim paraqitje". Konkretisht bëhet fjalë për:

-Zhaneta Lubonja, 61 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në bashkinë Korçë, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-Ermal Gjermani, 52 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në bashkinë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-Olvis Petro, 37 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Specialist Buxheti në këtë drejtori, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-Sonjel Prifti, 44 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në bashkinë Korçë, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

"Personat nën hetim, dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në lagjet 1, 2, 3 11, 12 të qytetit të Korçës në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit 107/2014, VKM 408, datë 13.05.2018 apo dhe Vendimeve të Këshillit Bashkiak për periudhën 2020-2023, duke shpërdoruar detyrën dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshëm të shtetit”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese