Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE/ Grushte e shkelma për një votë mes socialistëve! Kërkuan që t’i kalonte Ornaldo Rakipit e jo Qefalisë

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE/ Grushte e shkelma për një votë mes socialistëve!
Pamje nga sherri ne KZAZ ne Kashar

Detaje të reja kanë dalë lidhur me konfliktin fizik të regjistruar ditën e sotme në KZAZ në zonën e Kasharit ku një vëzhgues i kandidatit të PS Ornaldo Rakipi, Rei Nozlli dhunoi me shkelma sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve, Remzi Memedi.

Debati mes 4 personave ka nisur pasi gjatë numërimit të votave preferenciale, pasi njëra prej fletëve të votimit ka pasur dy shënime ku njëri ka qenë për kandidatin e PS, Ornaldo Rakipi. Ndërkohë shënimi tjetër dyshohet të ketë qenë për kandidatin tjetër të PS, Xhemal Qefalia.

Komisioni e ka cilësuar këtë votë të pavlefshme pasi ka pasur shënime për dy kandidatë, ndërsa të rinjtë kanë pretenduar se vota duhet të numërohet në favor të Rakipit, duke nisur kështu dhe konfliktin.

Katër të rinjtë u larguan nga qendra e numërimit në dy automjete pas sherrit fizik, ndërsa në pranga ka rënë personi që goditi sekretarin e KQZ, Rei Nozlli.

Sakaq, referuar rezutateve paraprake të KQZ, Xhemal Qefalia deri më tani zotëron mandatin e deputetit me 7345 vota, ndërsa jashtë Kuvendi ka mbetur Ornaldo Rakipi me 7035 vota.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese