Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE-EMRI/ Kush është punonjësi i Gardës që qëlloi veten me plumb në kokë, predha i përshkoi kafkën tej për tej

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE-EMRI/ Kush është punonjësi i Gardës që
Foto ilustruese

Punonjësi i Gardës së Republikës qëlloi veten këtë të martë me armën e shërbimit. Në banesën e tij në zonën e Qytetit të Studentit në Tiranë, efektivi i identifikuar si Henri Haxhiraj tentoi të vrasë veten.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se punonjësi i Gardës qëlloi veten me një plumb në kokë predha e të cilit e ka përshkuar tej për tej kafkën.

Referuar të njëjtave burime të ardhura ekskluzivisht për redaksinë tonë nga Spitali i Traumës, 37-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në intubim.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme (15 tetor) në banesën e 37-vjeçarit në zonën e Qytet Studentit në Tiranë. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.

37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese