Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE/ E ëma sapo e kishte bërë me vëlla, si dashuria për detin i mori jetën të miturit shqiptar në Kretë

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE/ E ëma sapo e kishte bërë me vëlla, si dashuria
Foto ilsutruese

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Kretë, ku një i mitur me origjinë shqiptarë u mbyt në det.

Nikola i vogël ndodhej në shtëpi me nënën e tij, të cilës i kishte kërkuar me këmbëngulje që ta çonte në plazh, mirëpo ajo nuk kishte pranuar pasi duhej të kujdesej për fëmijën tjetër. Theksojmë se i vogli vetëm pak javë më parë ishte bërë vëlla i madh pasi e ëma kishte sjellë në jetë fëmijën e dytë të familjes.

Dëshira e Nikolasit 6-vjeçar për të notuar në det, të cilin aq shumë e donte, e shtyu të miturin shqiptar që të shkonte kundrejt dëshirës së nënës së tij e të notonte.

Fatkeqësisht fëmijën e rrëmbyen dallgët dhe si pasojë humbi jetën. Ai u gjet në breg me trupin e përmbysur dhe kokën në ujë nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë nxori nga deti dhe lajmëroi ambulancë, por ishte tepër vonë. Pavarësisht ndihëm së parë që kalimtarët i dhanë, fëmija kishe humbur jetën.

Familja me origjinë nga Shqipëria jeton në Kretë, ku ka lindur 6-vjeçari, ndërsa fëmija i dytë i familjes ka lindur pak kohë më parë. Nëna e tij ishte në shtëpi me foshnjën kur ndodhi aksidenti, ndërsa babai i tij ishte në punë. Bëhet fjalë për persona që sipas cretalive.gr punojnë ku të munden, me rrogë ditore, kryesisht në serra, për të rritur fëmijët e tyre dhe ata që i njohin flasin për ta si njerëz të shkëlqyer.

Kur nëna mësoi lajmin tragjik për djalin e saj sipas dëshmitarëve ulërimat e saj u dëgjuan në të gjithë zonën.

 “Prindërit e kërkonin, ai doli nga shtëpia pa e kuptuar. Ky fëmijë e donte shumë detin, shkonte rregullisht në det. Sot u gjet vetëm dhe kur e zbuluan ishte vonë”, tha për MEGA, Pavlos Baritakis, kryebashkiak i Viannos.

“Nuk frynte erë, por kishte një valë të heshtur, deti është shumë i rrezikshëm, sepse ka rryma. Rryma e mori që andej dhe e solli në port, por në një gjendje ku kishte humbur ndjenjat. Kishte një puls të lehtë, por nuk merrte frymë. Për gjysmë ore disa njerëz që dinin ndihmën e parë po përpiqeshin ta shpëtonin. Ambulanca erdhi por ai nuk kishte më puls”, tha një tjetër dëshmitar.

Për të gjithë Nikola 6 –vjeçar ishte një fëmijë i qetë, i mrekullueshëm dhe përcillte vetëm gëzim dhe mirësi.

Sipas informacioneve të fundit, prindërit kanë qenë në komisariat dhe kanë dhënë deklaratë se si ka ndodhur ngjarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese