Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dëshmia tronditëse e 15-vjeçares në Kavajë: Babai më përdhunonte kur mami nuk ishte në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Dëshmia tronditëse e 15-vjeçares në Kavajë: Babai
Foto ilustruese

Një ngjarje tronditëse u raportua mëngjesin e kësaj të martë në qytetin e Kavajës. 48-vjeçari, Bledar Rako, dyshohet se prej katër vitesh ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

Në dëshminë e dhënë para autoriteteve 15-vjeçarja ka treguar se prej katër vitesh ajo abuzohej nga i ati. Akti monstruoz ndodhte teksa e ëma largohej nga banesa dhe e mitura ndodhej në shtëpi vetëm me të atin.

Vetë Bledar Rako, i cili ka rënë në prangat e policisë, ka mohuar akuzat e ngritura nga e bija. Ai ka thënë para oficerëve të Policisë se asnjëherë nuk ka prekur me dorë vajzën e tij.

“Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë”, tha ai.

Ndërkohë, është marrë edhe dëshmia e nënës së 15-vjeçares e cila tha se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti.

Dëshmia tronditëse e 15-vjeçares në Kavajë: Babai
Bledar Rako

Gjithçka u zbulua gjatë një bisede të së miturës më psikologen e shkollës dhe kjo e fundit e ka denoncuar menjëherë në polici. Babai i 4 fëmijëve Bledar Rako, i cili punon si shitës në një pikë karburanti ka mohuar akuzat në komisariat.

E mitura aktualisht është 15-vjeçe dhe raportohet se abuzimi ndaj saj ka filluar që kur ajo ishte 11 vjeçe, pra 4 vite më parë.  Ndaj Bledar Rakos rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Tanimë vajza është strehuar në një qendër rehabilitimi. Në ditët në vijim ajo do t’i nënshtrohet ekspertimeve mjekësore, për të vërtetuar pretendimet e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese