Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dërgonin shqiptarë në Angli me letra false, GJKKO lë në fuqi arrestin në burg për 24 persona

Shkruar nga Newsbomb
Dërgonin shqiptarë në Angli me letra false, GJKKO lë në
Nje operacion i RENEA (arkive)

Gjykata e Posaçme ka vlerësuar masat e sigurisë për 32 personat e akuzuar nga SPAK se ishin të përfshirë në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm. 24 persona janë lënë pas hekurave, 7 në arrest shtëpie dhe njëra prej tyre u la u lirë me masën "detyrim paraqitje" për shkak se kishte një fëmijë 3 muajsh për t'u kujdesur. Sakaq, pesë persona të tjerë janë ende në kërkim nga policia.

Sipas njoftimit nga SPAK, ky grup kriminal, dyshohet se ndihmonte në kalimin e paligjshëm për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kanada, nëpërmjet përdorimit të dokumentave të falsifikuara, udhëzimit të personave se si të sillen gjatë procesit të intervistave apo në aeroport.

Veprimtaria kriminale e këtij grupi të strukturuar konsiston në prodhimin e dokumentave te falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentave të vendeve të Bashkimit Europian (pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi e dokumenta të tjera), kalimi i paligjshëm nëpërmjet manipulimit të procesit të aplikimeve për viza për në SHBA apo Kanada, si dhe

SPAK njësoj si drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha në konferencë për shtyp, njofton se nga operacioni ndërkombëtar ku është përfshirë Policia e Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit të SPAK me Prokurorinë Speciale në Spanjë, në Shqipëri janë lëshuar 31 urdhër-arreste dhe janë ekzekutuar 26 prej tyre, ndërsa 5 shtetas janë shpallur në kërkim.

Nga 5 shtetasit e shpallur në kërkim, 4 ndodhen jashtë Shqipërisë dhe një tjetër ndodhet brenda vendit, por nuk është kapur. Në përfundim të operacionit janë sekuestruar sendet që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale apo sende që përbëjnë produkt të veprës penale, shumat e parave 25 mijë euro, 20 mijë paund, sende me vlerë, një ambient i përshtatur për falsifikim të dokumenteve, kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta monedha virtuale – BITCOIN, sasi lëndësh narkotike e dokumente të tjera me rëndësi për hetimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese